Kultura
Bebe Rexha, më 11 maj, koncert në Cyrih
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të performojë më 11 maj në Komplex 457, në Cyrih.
Bebe Rexha, 28-vjeçare, me origjinë shqiptare, e cila është e njohur si autore tekstesh e shumë këngëve të njohura të yjeve të muzikës ndërkombëtare, por edhe për stilin e saj unik si këngëtare, do të interpretojë për publikun hitet e saj, si “No broken hearts” apo “I can’t stop drinking about you”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare, shkruan albinfo.ch.
Bebe Rexha, këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, lindi në New York në vitin 1989 nga prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, por krahas këngës ndoqi edhe pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.
Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj, etj.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Maj 2017
- Ora19:00
- Data e përfundimit11 Maj 2017 - 23:00
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg














