Lifestyle

Bebe Rexha: Shqiptarët nuk mbështesin njëri-tjetrin

Bebe Rexha ka treguar shpesh se është shumë krenare për origjinën e saj dhe nuk ka lënë rast pa e thënë këtë gjë. 

Pavarësisht se është rritur në Amerikë, ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur me përpikmëri traditat shqiptare. Megjithatë së fundmi ajo u ka bërë një kritikë publike të gjithë shqiptarëve dhe mund të themi se Bebe ka plotësisht të drejtë. 

“Unë e dua kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dua, sepse me të u rrita. Por, ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija. Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe ta mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë”. 

“Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”. 

tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë e mbështesin dhe ndjehen krenare për , shkruan lapsi.al, përcjell albinfo.ch. 

Në fakt, Bebe nuk është e para që e thotë këtë gjë, sepse dhe shumë artistë të tjerë e kanë konstatuar si një të metë te shqiptarët.