Lajme
Befason diplomati suedez: Zgjidhjen e Trumpit për Kosovën do ta pëlqente edhe Milosheviqi
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka goditur ashpër presidentin amerikan për marrëveshjet e fundit të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, atë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore që pritet të finalizohet në ditët në vijim.
Bildt përmes një postimi në Twitter është shprehur shumë i sigurt se një marrëveshje të tillë do ta donte edhe ish-diktatori jugosllav, Slobodan Millosheviq.
Arsyet e kësaj deklarate, siç pretendon Bildt, është fakti që forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësirën digjitale dhe tregtinë.
Madje, sipas Bildt, në gjithë këtë histori kosovarët kanë të drejta shumë të limituara.
Postimi i plotë i tij në Twitter:
Jam përfundimisht i sigurt që Millosheviqi do të kishte dashur të njëjtën zgjidhje që Trump i ka bërë Kosovës. Forcat e sigurisë serbe të kenë nën kontroll gjithçka. Kufijtë. Hapësirën ajrore. Hapësirën dixhitale. Tregtinë. Asnjë makineri e rëndë e armëve nuk lejohet. Dhe, natyrisht, disa të drejta të kufizuara për kosovarët, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar









