Kosova
Behgjet Pacolli jam unë, ministri i ri i Punëve të Jashtme!
Pacolli, përveç si shef i diplomacisë do të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë i Kosovës në qeverinë e Ramush Haradinajt. Albinfo.ch e publikon të plotë biografinë e tij
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli do të jetë ministër i ri Punëve të Jashtme të Kosovës në kabineti qeveritar të Ramush Haradinajt. Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka dëshiruar sukses në këtë funksion Pacollit, i cili përveç si shef i diplomacisë do të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë i Kosovës.
Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht të vitit 1951 në fshatin Marec të Prishtinës. Është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me Masha Pacolli. Prind i gjashtë fëmijëve, tri vajzave dhe tre djemve.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, edukimin e lartë në Institutin e Tregtisë së jashtme në Hamburg të Gjermanisë dhe specializimin Master në Marketing dhe Menaxhment në Institutin Mosinger në Zurich.
Ja veprimi dhe angazhimi politik i Pacollit, të cilin e publikoi KP:
1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë;
2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Ëashington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
2005 Themelues i organizatës Neë Kosova Alliance, Ëashington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend); Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Uashington, këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
2007-2010 Deputet i Parlamentit të Kosovës
2011 Deputet i Parlamentit të Kosovës (mandate i dytë)
2011 President i Republikës së Kosovës
2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusit politik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
2011 Themelues dhe President i Lëvizjes për Unionin ekonomik shqiptar.
2011-2014 Zëvendës Kryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.
2012 Themelues i Lëvizjes për Unionin Ekonomik Shqiptar, së bashku me ish Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, Rektorë Universitetesh, personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqipëtare.
Gjuhët:
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












