Futboll
Behrami, i gatshëm t’i kthehet futbollit në Itali
Behrami insiston se ende ka dëshirë të madhe për të luajtur
Mesfushori Valon Behrami është i vendosur t’i kthehet futbollit dhe në janar të vitit të ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën në Itali. Në një intervistë për mediumet italiane, Behrami ka thënë se nuk ka rëndësi nëse do të luajë në Serie A apo B.
E rëndësishme për të është që të jetë pjesë e një klubi me projekt serioz. Aktualisht, është futbollist i lirë, pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Zvicra, Sion. Për Sionin këtë edicion ka regjistruar vetëm pesë paraqitje. 34-vjeçari ka pranuar se ka oferta jo vetëm nga ekipet italiane. Megjithatë, është i vendosur për të vazhduar karrierën në Itali, shtet ku edhe do ta mbyllë atë për shkak të vajzave të tij që gjenden në qytetin e Bergamos.
Behrami insiston se ende ka dëshirë të madhe për të luajtur dhe thotë se nga Sioni u largua pasi ekipi zviceran nuk mbajti premtimet që i kishte dhënë.
“Vetëm për këtë arsye, pavarësisht se kisha një pagë të mirë dhe kontratë dyvjeçare, e përfundova kapitullin te Sioni. Dua të ndihem i gjallë dhe të shijoj sërish futbollin. Do të filloj sërish, por dua një klub me infrastrukturë të mirë, ku mund të stërvitem dhe të djersitem ashtu siç kam dëshirë”, është shprehur Behrami, në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoweb” të hënën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale














