E-Diaspora
Behrami më i miri i Diasporës
Lojtari më i mirë i futbollit në diasporë u zgjodh Valon Behrami, mesfushori i skuadrës së Napolit dhe i kombëtares së Zvicrës. Për Kosovë epiteti i më të mirit i takoi Shpëtim Idrizit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zgjedhur lojtarët më të mirë për vitin 2012, ndërsa epiteti i më të mirit i takoi kapitenit të Klubit të Futbollit “Trepçës 89”, Shpëtim Idrizit, ndërsa lojtarit më i mirë i diasporës u zgjodh futbollisti i Napolit dhe i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami.
Pavarësisht se gjatë analizave sportive, disa ekspertë të futbollit i kishin bërë “like” futbollistit të Bayernit, Xherdan Shaqiri, megjithatë FFK kishte zgjedhur Behramin si lojtarin e Diasporës për vitin 2012.
Ndërkaq në gargarën e brendshme edhe sivjet “njëshi” i futbollit kosovar u zgjodh Shpëtim Idrizi, i cili falënderoi bashkëlojtarët për suksesin e treguar gjatë vitit 2012.
“Jam i privilegjuar që e fitova këtë çmim. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët, të cilët më votuan, por edhe për kryesinë e klubit dhe për bashkëlojtarët. Shpresoj se në këtë vit me Trepçën’89 të korrim edhe suksese të reja”, ka thënë Idrizi në ceremoninë solemne organizuar nga FFK.
Në dhjetëshen më të mirë u renditën edhe Besnik Krasniqi, Fillim Guraziu, Mentor Mazrekaj, Leonit Abazi, Enis Manxholli, Shpëtim Babaj, Bajram Jashanica, Enis Zabërgja dhe Atdhe Gashi. Golashënuesi më i mirë u zgjodh sulmuesi i Drenicës, Berat Hyseni me 17 gola, derisa portieri më i mirë Enis Manxholli nga Trepçës ‘89”.
Kryetari i FFK-së dhe ish legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri në këtë ceremoni foli për përpjekjet që i ka bërë Federata Kosovare për ndërkombëtarizim e futbollit kosovar, por, siç tha ai, ka hasur sërish në bllokada të ndryshmet.
Në këtë ceremoni u diskutua edhe për idenë e kryeministri shqiptar Sali Berisha për krijimin e një lige të përbashkët të futbollit Shqipëri-Kosovë.
Kryetari i Federatës së Shqipërisë, Armando Duka i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, e ka mirëpritur këtë ide, por tha aktualisht është e pamundur të realizohet për shkaka të ligjeve ndërkombëtare.
“Ne kemi thënë edhe më parë se është një ide e mirë dhe pozitive, e cila do t’i sillte vetëm të mira futbollit shqiptar. Por aktualisht janë ligjet e UEFA-s dhe FIFA-s të cilat nuk e lejojnë një bashkim zyrtar të dy ligave tona duke e lënë për momentin një dëshirë para mundësisë”, ka thënë Duka.
Në ceremoninë tradicionale të FFK-së, janë ndarë edhe dhjetëra çmime për klube e punëtorë sporti
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë Dhjetë aeroportet më të pastra në botë...
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich