Sport
Behrami përsëri në ekipin e “Helvetëve”
Për ndeshjen kualifikuese për KE 2012, të Kombëtares zvicerane, kundër ekipit të Bullgarisë, që do të zhvillohet më 26 mars të këtij viti, seleksionuesi Ottmar Hitzfeld ka paralajmëruar disa ndryshime, në mesin e të cilëve është edhe kthimi i kosovarit Valon Behrami, në reprezentacion.
Ndeshja e së shtunës së javës së ardhshme, në Sofje të Bullgarisë do të jetë vendimtare për zviceranët, nëse do t’i ruajnë gjasat eventuale për pjesëmarrje në KE 2012, apo jo. Ottmar Hitzfeld nuk mund të llogaritë në lojtarët e lënduar Diego Benaglio, Johan Djourou dhe Tranquillo Barnetta, por në ekip kthehet përsëri kosovari Valon Behrami.
Pas transferit të tij nga Ëest Ham në Fiorentinë në pauzën dimërore, Behrami në Serinë A ka qenë rregullisht në mesin e njëmbëdhjetëshes së parë. Ndeshja e tij e fundit me Zvicrën ishte ajo kundër Kombëtares së Kilit në Kampionatin e fundit Botëror, kur ai mori kartonin e kuq.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











