Lajme
Bekim Thaqi, një tjetër kandidat shqiptar për asamble komunale në Austri
“Kam besim tek ju. Bëhuni rebel të paqes” (Dalai Lama)
Një tjetër shqiptar është në garë për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 26 shtator në disa qytete të Austrisë. Bekim Thaqi është kandidat për Asamblenë Komunale në Aschach and der Donau, Land-i (Austri e Epërme), raporton albinfo.at
Bekimi erdhi nga Kosova në Austri në vitin 1997. Ai jeton me gruan dhe dy fëmijët në Aschach/Donau. Kohën e lirë e kalon duke lexuar apo duke punuar në kopsht. Po ashtu, Bekimi është edhe anëtar i Shoqatës Kulturore – Sportive “Anadrini” në Aschach/Donau.
Në Austri, Bekimi ka bërë shkollimin për Teknik të Elektronikës dhe punon si udhëheqës i një ekipi në departamentin e teknologjisë së procesit në firmën “Fronius”.
Në Partinë e Gjelbër, Bekimi është anëtarësuar në vitin 2009, ndërkohë nga viti 2015 ka qenë asamblist në dikasterin e arsimit (Schulausschus) në komunën e Aschach an der Donau. Nga viti 2014 punon si vullentar në Ndihmën e Shpejtë, kurse prej 2017 është zëvendësanëtar i Komitetit Social.
“Për mua, Aschach an der Donau është vendi i dytë i preferuar në botë dhe vendlindja e fëmijëve të mi, kështu që ajo që ndodh këtu, është shumë e rëndësishme për mua. Sigurisht, unë jam veçanërisht i interesuar për bashkëjetesën e kulturave dhe kombeve të ndryshme, por edhe për mbrojtjen e mjedisit”, ka thënë Bekimi për albinfo.at. Këto dhe shumë gjëra tjera, janë arsyet pikërisht pse ai i takon partisë së Gjelbër.
Ai premton se me hyrjen e tij si asamblist në komunën e Aschach/Donau do të angazhohet për të mirën e gjithë shoqërisë:
- Për më shumë transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve;
- Kundër paragjykimeve dhe përgjithësimeve në lidhje me kombet dhe kulturat;
- Për ide të mira, pavarësisht nga cila parti vijnë;
- Për ruajtjen e natyrës dhe mbrojtjen e “Perlës” së Aschach, shëtitores së Danubit;
- Për kulturën dhe integrimin.
Motoja e Bekim Thaqit është e frymëzuar nga apeli i udhëheqësit shpirtërore me famë botërore Dalai Lama kushtuar të rinjve të botës kur thoshte: “Kam besim tek ju. Bëhuni rebel të paqes”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat