Lajme
Belgjika heq Vaudin dhe Valisin nga “lista e kuqe”: Mbetet Gjeneva
Edhe ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis e ka konfirmuar këtë në Twitter të martën në mbrëmje me ç`rast ka falënderuar homologun e tij belg, Goffin
Meqenëse ato janë pjesë e “Région Lémanique” (regjioni iliqenit të Gjenevës), Belgjika pati vendosur dy kantonet në Zvicrën perëndimore: Kantonin Vaud dhe atë Valis së bashku me Gjenevën në listën e karantinës.
Por pas ndërhyrjes së Zvicrës tek autoritetet belge, qeveria në Bruksel i ka dhënë dritën e gjelbër udhëtimit të belgëve në kantonet e përmendura.
Këtë njoftim e ka dhënë të martën gazeta belge “La Libre”, duke cituar Ministrin e Jashtëm Philippe Goffin, transmeton albinfo.ch. Edhe ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis e ka konfirmuar këtë në Twitter të martën në mbrëmje me ç`rast ka falënderuar homologune tij belg, Goffin.
Gjeneva, e cila është goditur fort nga vala e dytë, mbetet në listën e kuqe. Pasi që belgët, krahas Gjenevës, në “listën e kuqe” kishin vendosur edhe kantonin Vaud dhe atë Valis, përfaqësuesit e dy kantoneve të përmednura kanë kundërshtuar. Sipas tyre, situata në Vaud dhe Valis nuk mund të krahasohet me atë në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













