Lajme
Belgjika ndalon udhëtimin edhe në disa kantone zvicerane
Belgjika zgjeroi rekomandimin e saj për të mos udhëtuar – dhe për të marrë një test koronavirusi pas kthimit – në tre kantone zvicerane.
Gjeneva është në të kuqen ‘për të mos udhëtuar’, ndërsa 12 kantone janë në listën e portokalltë.
Ato kantone janë: Valis, Vaud, Fribourg, Bazel, Cyrih, Glarus, Lucern, Schaffhausen, Solothurn, Appenzell Ausserrhoden, Thurgau dhe Uri.
Qeveria e Belgjikës rekomandon kundër udhëtimit në vende ose rajone në listën e portokallit dhe bën thirrje për një test koronavirusi pas kthimit, megjithatë kjo nuk është e detyrueshme, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë ata që janë në ‘listën e portokallit’ konsiderohen me rrezik të lartë. Këshilla është një rekomandim për të mos udhëtuar.
Gjeneva është në listën e ndaluar. Vendimi u azhurnua më 23 gusht, nga qeveria belge. Sipas ndalimit, banorët e Belgjikës nuk lejohen në zona të caktuara.
Kushdo që ka qenë në një zonë të ndaluar duhet të karantinohet dhe të kryejë një test koronavirusi pas mbërritjes në Belgjikë.
Siç është raportuar nga The Local, shkalla e infeksionit në Gjenevë aktualisht është në më shumë se 100 infeksione të reja për 100,000 banorë (regjistruar gjatë 14 ditëve të fundit).
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











