Lajme
Belgjika rivendos masa të reja anti-COVID
Belgjika rivendosi disa masa të reja anti-COVID, pasi rastet e koronavirusit dhe shtrimet në spital vijojnë të rriten.
Qeveria zgjati mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të brendshme dhe inkurajoi njerëzit të jenë më kujdesshëm, duke deklaruar se nuk do të kufizojnë aktivitetet.
Ndërkohë u zgjerua përdorimi i lejes shëndetësore dhe në disa ambiente të tjera.
“Mbajtja e një maske nuk është gjithmonë diçka shumë e rehatshme, por është një metodë shumë e dobishme dhe efektive në parandalimin e transmetimit të virusit”, tha kryeministri Alexander De Croo në një konferencë për shtyp.
“Është e qartë se nëse nuk do të kishim vaksina, do të ishim sot në një situatë katastrofike në spitalet tona”, shtoi kryeministri.
Për momentin, dozat përforcuese të vaksinave COVID-19 janë në dispozicion për individët me probleme shëndetësore, tha kryeministri De Croo për Euronews më herët, duke deklaruar se për momentin dozat e treta të vaksinave nuk po i jepen publikut të gjerë./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












