Tematike

Bën Ferrarin “për skrap”: Kosovari akuzohet për gara ilegale me makina

Kosovari 22 vjeçar dhe një shtetas zviceran 55 vjeçar akuzohen se kanë marrë pjesë në një garë të palejueshme me mjete motorike

Në maj të këtij viti, një kosovar ka shkatërruar makinë sportive që po e ngiste në rrugën lokale, në Dietikon. Sipas hetuesve, ai po merrte pjesë kështu në një garë, transmeton albinfo.ch. Tani, prokuroria përgjegjëse ka ngritur akuzë kundër tij  dhe kundër një shtetasi zviceran.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën ër gazetën “Limmattaler Zeitung”, zyra për media e Prokurorisë Publike Kantonale. Personi që ngiste Ferarrin është arrestuar pas aksidentit dhe është caktuar në mbajtje.

Ai është ende në paraburgim, thotë kryeprokurori publik kantonal.

Nga përplasja e fuqishme, dëmet materiale që ka shkaktuar 22 vjeçari duke çuar Ferarrin në “skrap”, thuhet të kenë qenë shumë të mëdha.

Ndeshja ka ndodhur kur ai po shkonte në drejtim të Spreitenbach-ut kur automjeti kishte rrëshqitur për shkak të shpejtësisë së tepruar dhe ishte përplasur në një mur.

Prokuroria publike Limmattal / Albis ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Qarkut në Dietikon në fund të shtatorit, transmeton albinfo.ch. Ajo e akuzon 22 vjeçarin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor duke mos respektuar masën e shpejtësisë maksimale, me parakalim theqafës dhe duke marrë pjesë në një garë të palejueshme me mjete motorike”.

Në garën e paligjshme ishte përfshirë edhe një zviceran

Siç njofton prokurori publik, në lidhje me aksidentin është zhvilluar edhe një procedurë tjetër. “Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se 22-vjeçari kosovar para aksidentit në Dietikon ka qenë duke garuar me një shofer tjetër, zviceran, i lindur në vitin 1966.

Prandaj, Prokuroria publike Limmattal / Albis ka ngritur akuzë po ashtu edhe kundër tij, në Gjykatën e Qarkut, të Dietikonit në fund të shtatorit 2021, transmeton albinfo.ch. Prokuroria e akuzon të përmendurin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkelje të detyrës në rast aksidenti”.

Është për brengosje se rruga lokale në Dietikon u bë kështu një pistë garash, shkruan gazeta. Dy javë më parë, zyra e prokurorit publik ka folur për një “akumulim serioz” të shkeljeve të shpejtësisë në kantonin e Cyrihut.