Integrimi
Bendriti, kontratë për reklamim të kompanive “Samsung” dhe “Emmy”
I bërë i njohur fillimisht në komunitetin e facebook-ut, me videot e tij humoristike dhe ironike ku thumbonte zakonet e të huajve (më shumë) dhe të zviceranëve, shqiptari 19 vjeç Bendrit Bajra e kaloi shpejt fazën “amatore”. Duket se i riu me talent humori ka prirje edhe për biznes. Javë më parë ai mori një angazhim nga gazeta blick si autor i cili do të paraqitet një herë në javë me kontributet e tij dhe tash, Bendriti është angazhuar nga kompania e madhe e prodhimeve të qumështit “Emmi” në makinerinë e saj reklamuese.
Siç ka shkruar gazeta “Schweiz am Sonntag”, Bendritin madje e ka angazhuar si bartës imazhi edhe gjiganti Samsung. Ajo për këtë i referohet menaxheres së tij, Farah de Tomi Ndërsa Emmi si industria më e madhe e përpunimit të qumështit në vend do ta ketë shqiptarin e ri po ashtu bartës imazhi ashtu sikur e ka pasur më parë tenistin e madh Roger Federer ose këngëtarin DJ Bobo.
Marrë në tërësi, nga reklamat Bendrit Bajra mund të fitojë deri në 250 mijë franga, shkruan gazeta dhe transmeton albinfo.ch.
Ndërsa “punëdhënësi” më i ri i Bendritit, kompania “Emmy” ka besim se investimi i saj në komikun e ri do t`i shpaguhet. “`Emmy energy Milk` është një pije që konsumohet më së shumti nga të rinjtë. Pastaj ne në marketingun e këtij prodhimi praktikojmë një qasje komike, dhe pjesërisht ironike”, sqaron zëdhënësja e kompanisë Sibylle Umiker. Sipas saj, fansat e Bendritit dhe konsumuesit e “Emmi Energy Milk” kanë shumëçka të përbashkët. Bendriti nuk do të jetë reklamues klasik. Ai, gjatë fushatës reklamuese nga prilli deri në qershor do t`i shtrojë komunitetit të tij në facebook 5 detyra për t`i zgjidhur. Zgjidhjet duhet të kthehen si video.
Detyrën e parë ai tashmë e ka dërguar të dielën në faqen e facebook-ut të Emmi Energy Milch dhe shpreson të marrë si përgjigje ide të mira. Ndërsa shpërblimi që ofron ai për fituesin është “ekskluziv”: një vozitje me veturën BMW X6 të Bendritit!
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












