Integrimi

Bendrit Bajra: Unë i kam dy shtëpi, në të dyja jam i huaj!

Bendriti thotë: „Unë jam shumë i lidhur me Zvicrën dhe Kosovën. I kam dy vende, të cilat i quaj shtëpia ime, e megjithatë konsiderohem i huaj në të dyjat“

„Shkollimi për mua është shumë i rëndësishëm, andaj një ditë do t`i kthehem sigurisht prapë shkollës. Unë e kam mbaruar nivelin e shkollës Sek. A me notën 5“, thotë ndër të tjera për albinfo.ch entertaineri i ri me rrënjë shqiptare të Kosovës, Bendrit Bajra.

albinfo.ch: Ju jeni tashmë një yll i padiskutueshëm në Zvicër. Përmes humorit, Ju jeni bërë shumë i famshëm për moshën tuaj. Si ndjeheni me këtë pozicion?

Bendrit Bajra: është një ndjenjë e mirë, megjithatë unë nuk ndjehem si një yll i padiskuteshëm. Unë jam bërë deri diku i famshëm dhe detyra ime kryesore është që të qëndroj me këmbë në tokë.

Kush është Bendrit Bajra? A bën ai ndonjë shkollim apo trajnim apo ai nuk ka më nevojë për trajnime, ngase tashmë i ka arritur qëllimet?

Kam vënë tërë potencialin tim në shërbim të skenave komike

Unë e kam mbaruar zanatin dhe momentalisht jam i orientuar në komedi. Arsimimi për mua është shumë i rëndësishëm, andaj dikur më vonë do t`i kthehem prapë shkollës.

Si keni qenë në shkollë, një nxënës i mirë apo më tepër…

Unë e kam mbaruar shkollën sekondare me notën 5. Nuk është se kam qenë gjithnjë i thelluar mbi librat, por i kam kuptuar shpejt temat dhe e kam një mbamendje të mirë. Kjo ka qenë, përveç vëmendjes, një përparësi e madhe.

A keni pasur vështirësi për të gjetur zanatin?

Vendzanatin tim e kam gjetur goxha shpejt. Në njërën anë zanati im ishte si i prerë për trupi për mua kurse në anën tjetër sigurisht që kam pasur ndoshta edhe pak fat.

Si arritët deri tek kjo pikë (si komik) ku jeni tani?

Unë jam munduar gjithmonë dhe kam punuar pa u ndalur, ditë e natë. Unë kisha jashtëzakonisht shumë kënaqësi dhe doja me çdo kusht që pasionin e komikut ta ktheja në profesion.

A ndjeheni më shumë zviceran apo shqiptar?

Unë ndjehem shumë i lidhur me të dy vendet. I kam dy vende që i quaj shtëpia ime, megjithatë në të dyja këto dy vende konsiderohem si i huaj. Kjo më duket disi qesharake.

Përmes humorit tuaj, ju jeni fokusuar në dallimet kulturore mes zviceranëve dhe shqiptarëve. Çka mendoni, jeni më i famshëm te shqiptarët apo te zviceranët?

Unë mendoj se kjo është e njejtë tek të dyja palët. Ka zviceranë që më duan dhe të tjerë që  nuk më duan. Dhe kështu njëjtë është edhe tek shqiptarët.

Deri më tani askush nuk është ankuar seriozisht 

A kanë krijuar skeçet tuaj ndonjëherë probleme?

Jo, deri më tani askush nuk është ankuar seriozisht. Shpresoj që kjo të mbetet kështu. 🙂

Udhëtoni shpesh për Kosovë dhe a jeni edhe atje i njohur?

Unë udhëtoj shpesh për Kosovë dhe edhe atje me njohin tashmë disa njerëz. Por larg asaj sa më njohin këtu në Zvicër.

Ku i i shihni dallimet mes shqiptarëve në Zvicër dhe atyre në Kosovë?

Meqë me këtë temë ende nuk jam marrë, nuk mund të them shumë për këtë.

A mund të improvizoni tani për ne një skeç të vogël spontan?

Improvizimet spontane janë joprofesionale. Strategjia ime ka qenë që nga fillimi e qartë: Pak është më shumë.

A ndjeheni si model për gjeneratat e reja?

Këtë nuk mund ta vlerësoj personalisht, megjithatë marr shumë reagime prej njerëzve të ndryshëm që më shohin mua dhe që shpesh bëjnë të njëjtën si unë. Përgjigje të këtilla më pëlqejnë dhe unë tentoj që të nxjerr nga kjo më të mirën.

A është Bendriti shembull për të rinjtë?

Model për gjeneratat? S’e kam idenë, më duket  se nuk mund ta vlerësoj personalisht. Megjithatë marr reagime të shumta nga njerëz të ndryshëm,  të cilët me shohin dhe shpesh bëjnë të njejtën që bëj unë. Këto reagime me pëlqejnë dhe unë tentoj ta nxjerrë nga kjo më të mirën.