Futboll

Benjamin Kololli, hero i FC Zurich në fitoren kundër Hallescher

Mbrojtësi nga Kosova në formë të lartë te FC Zurich

Benjamin Kololli ka shkëlqyer në miqësoren e sotme për FC Zurich kundër Hallescher, duke shënuar tregolësh.

Futbollisti i Kosovës luajti nga minuta e parë në ndeshjen miqësore sot mes skuadrës zvicerane dhe asaj gjermane, raporton Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në Antalia të Turqisë, futbollisti kryesor i FC Zurich sot ishte Benjamin Kololli.

Kololli shënoi tre gola në minutën e gjashtë, në minutën e 19-të si dhe në minutën e 74-t.

Përveç Kolollit, sot për FC Zurich u paraqitën edhe Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.