CH-Ballkani

Benzina në Shqipëri, më e shtrenjta në Evropë për të ardhura vjetore

Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Evropë, bashkë me Kosovën).

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin evropian që ka karburantin më të shtrenjtë në Evropë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi (shiko tabelën në fund).

Të dhënat janë përllogaritur nga Monitor, bazuar në të ardhurat për frymë të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Global Petrol Price për benzinën. https://www.globalpetrolprices.com/gasoline_prices/, përcjell albinfo.ch.

Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Evropë, bashkë me Kosovën).

Në Zvicër është 1.48 euro për litër, duke u dalluar shumë nga vendet tjera, duke marrë parasysh të ardhurat.

Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Evropës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.

Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.

Pas Shqipërisë, në Evropë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%.

Në botë, nafta më e shtrenjtë është në Afganistan dhe Zambia, ku banorëve u duhen përkatësisht 42 dhe 38% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndërsa më e lirë në botë është në Venezuelë, me vetëm 0.1%.