Shqipëria
Berati, 100 mijë turistë brenda 2018
Rreth 100 mijë pritet të jetë numri i turistëve, që do të vizitojnë qytetin e Beratit.
Qyteti 2400-vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.
Një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia, arti dhe arkitektura e monumenteve ka shënuar një rekord historik vizitorësh gjatë këtij viti.
Në periudhën janar-gusht, Berati u vizitua nga 95 000 vizitorë, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht u vizitua nga 23 000 vizitorë, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Eugen Kallfani, në një video të publikuar nga Banka Botërore, e cila po ndihmon zhvillimin e turizmit në Berat, thekson se “sot mund të flasim për një shifër prej 100 mijë vizitorë, që priten të vijnë këtë vit”.
“Numërohen rreth 486 monumente kulture në të gjithë qarkun e Beratit dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos këto 3 vitet e fundit”, nënvizoi Kallfani.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta..
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën