Kosova
Berlin: Bundestagu miraton zgjatjen e mandatit të Bundeswehrit në Kosovë
Shtyhet edhe për një vit mandati i Bundeswehrit në Kosovë. 29 milionë Euro do të kushtojë ky mandat në 12 muajt e ardhshëm, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Bundestagu gjerman miratoi vazhdimin e misionit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, i cili është edhe misioni më i vjetër aktualisht i Bundeswehrit jashtë vendit. Për këtë vendim kanë votuar shumica dërmuese e deputetëve gjermanë: 508 deputetë ishin për vazhdimin e manditit në Kosovë, ndërsa 136 kundër, 4 abstenuan dhe 61 nuk votuan.
Votat pro erdhën nga deputetët e koalicionit qeveritar CDU/CSU dhe SPD dhe të grupit parlamentar të të gjelbërve dhe liberalëve (FDP).
Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është aktualisht më i gjati dhe ka filluar para 19 vitesh (në vitin 1999, pas tërheqjes nga Kosova të trupave serbe). Aktualisht në Kosovë, në kuadër të Kosovo Force (KFOR) ndodhen rreth 400 ushtarë gjermanë.
Por mandati i Bundestagut lejon angazhimin njëkohësisht të deri në 800 ushtarëve. Pjesa tjetër e kontigjentit është në gjendje gatishmërie dhe mund të dërgohen në Kosovë në rastet emergjente, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch..
Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë do të kushtojë në 12 muajt e ardhshëm rreth 29,8 milionë euro. Por shumica e deputetëve gjermanë janë të mendimit, se ky është një mision shumë i arsyeshëm dhe i suksesshëm për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në Kosovë. Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit.
E-Diaspora
-
Mësuesi nga Zvicra, Vaxhid Sejdiu, nderohet me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në... -
Vritet një shqiptar në Suedi -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?












