Muzikë
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
113 vjet Pavarësi, një mbrëmje muzikore në Berlin për të festuar kulturën shqiptare
Me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani organizoi më 27 nëntor 2025 një koncert të veçantë klasik me moton “Këngë solemne për miqësinë”, në ambientet prestigjioze të Tischlerei, Deutsche Oper Berlin, transmeton albinfo.de.
Ky aktivitet muzikor i veçantë synoi të festonte miqësinë dhe lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke prezantuar një përzgjedhje të veprave të mëdha klasike, nga Wagner, deri te tingujt tradicionalë shqiptarë.
Koncerti u hap me përshëndetjen e Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve gjermane, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar në Gjermani.
Performancat e mbrëmjes përfshinë zërin magjepsës dhe plot shprehësi të sopranos ndërkombëtare Ana Naqe, pianisten e talentuar të Deutsche Oper Berlin Elda Laro, violinistin e Deutsches Symphonie-Orchester Daniel Vlashi dhe saksofonistin virtuoz Zija “Bushi” Bejleri. Koncerti u moderua nga aktorja shqiptare në Berlin, Ema Ndoja, e cila gjithashtu solli emocione të veçanta përmes recitimeve të saj.
Mbrëmja solli një udhëtim emocionues në trashëgiminë artistike shqiptare dhe klasike, duke theksuar rolin e artit si urë bashkimi mes dy vendeve. Ambasada shprehu falënderime të veçanta për artistët që e bënë këtë koncert një përvojë të paharrueshme./Albinfo.de

📸 Photo credits: Mimoza Veliu
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit Zvicra shqyrton vendosjen e taksës së tranzitit për shoferët e huaj... -
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes -
Davos
Vjosa Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes -
Davos
Presidentja Osmani e vetmja grua mes liderëve botërorë në Bordin e Paqes -
Davos
Presidentja Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në Davos












