Kosova
Edhe Berlini kërkon heqjen e taksës
Por, nuk e komentojnë çështjen e reciprocitetit
Njësoj sikurse SHBA-ja, një vendim për heqje të menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do ta mirëpriste edhe qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila gjatë vitit të kaluar kishte udhëhequr përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Kështu i ka thënë Gazetës Express një zëdhënës i Qeverisë Federale, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për rifillimin e negociatave
Krijimi i institucioneve të reja në Kosovë që erdhi si rezultat arritjes së marrëveshjes politike LVV-LDK, ka aktivizuar edhe shtetet e fuqishme perëndimore, të cilat synojnë dhe kërkojnë rinisje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkon nga Qeveria Kurti që taksa të hiqet menjëherë, ndërkohë kundërshton idenë për zëvendësimin e tarifës 100 % me reciprocitet.
Heqjen e menjëhershme të taksës e parapëlqen edhe Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga qeveria e Merkel thuhet se qëndrimi gjerman mbetet i pandryshueshëm dhe se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës më qëllim të rinisjes së dialogut.
“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpriste një heqje të menjëhershme të taksës 100 % që është vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane për Gazetën Express.
“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka përfunduar ky zëdhënës për Gazetën Express.
Ndërkohë nga zyra e Merkel-it nuk kanë dhënë ndonjë koment sa i përket deklarimeve të Kurtit se do të heqë taksën sapo të vendoset masa e reciprocitetit, përveç atij se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës.
Megjithatë pritet të shihet nëse Albin Kurti si kryeministër do të ndryshojë qëndrim lidhur me modalitetin se si do të hiqet taksa. A do të merret një vendim i menjëhershëm apo do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij se do ta heqë taksën sapo të vendoset reciprociteti.
Gjatë kësaj fundjave kryetari i Qeverisë së Kosovës do të qëndrojë në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës për Siguri, e ku do të marrë pjesë në një panel të përbashkët diskutimi me Vuçiqin, ndërkohë me shumë gjasë do të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë të fuqive perëndimore që do të qëndrojnë në qytetin gjerman.
Përveç kësaj, Kurtin në Berlin e ka ftuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë ende nuk dihet data kur do të realizohet takimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














