Sport

Bernardin Jakaj bokson në Zvicër

Për të kjo do të jetë ndeshja e parë në Zvicër, derisa do të ndeshet me francezin Matiouze Royer

Boksieri i ri shqiptaro-austriak i lindur në Gjakovë, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, Bernardin Jakaj do ta ketë duelin e tij të parë në Zvicër.

Pas debutimit të suksesshëm në boksin profesionist, që u zhvillua në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë, në korrik të vitit 2017, ai karrierën e tij në boks e vazhdoi me sukses duke fituar ndërkohë katër herë radhazi!, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa në muajin nëntor djaloshi 21-vjeçar gjakovar, ballafaqimin e ardhshëm do ta ketë me Matiouze Royer, boksierin 31-vjeçar nga Franca.

Organizatorët me këtë rast ftojnë tifozë e boksit, dhe gjithë ata që me zemër dhe mall përcjellin goditjet shqipe në ring, bëhuni edhe ju pjesë e fitoreve të Bernardinit, dhe trajnerit dhe menaxherit të tij, Shkëlqim Shala.