Lajme
Bernë: Protesta kundër masave të koronës shuhet ende pa filluar
Nga ana tjetër rreth 500 kundërshtarë të masave janë tubuar në Urnäsch në kantonin Appenzell Ausserrhoden
Kundërshtarët e masave të pandemisë nuk arritën të demonstronin, siç kishin paralajmëruar “për më shumë liri” në Bernë, të shtunën pasdite.
Policia e kantonit të Bernes ka ndërmarrë sistematikisht veprime kundër atyre që donin të demonstronin, raporton srf.ch.
Të kujtojmë, organizatorët ishin zotuar se të shtunën në Bernë do të tubonin “deri në 50.000 protestues”.
Sidoqoftë, në Bernë, protesta u shua ende pa filluar. Në sheshin kryesor, Bundesplatz puna e policisë ishte më e lehtë sepse në vazhdimësi kishte disa grupe të vogla dhe asnjëherë nuk u arrit të grumbullohej ndonjë numër më i madh njerëzish.
Policia e Bernës ka raportuar përmes Tweeterit se ka ushtruar kontrolle të shumta identiteti dhe kështu ka dëbuar nga sheshi mbi 100 persona.
Nga ana tjetër rreth 500 kundërshtarë të masave janë tubuar në Urnäsch në kantonin Appenzell Ausserrhoden, transmeton albinfo.ch. Demonstrata, e cila i ngjante një feste popullore, është shpërndarë pas pak vetë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













