Futboll

Besa nga St. Gallen organizon turneun tradicional në futboll të vogël

Skuadra shqiptare do të organizojë një turne të madh më 1 dhe 2 shkurt

Skuadra shqiptare në Zvicër, Besa nga St. Gallen, organizon turneun tradicional në futboll të vogël “Genigips Cup”.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë shumë skuadra aktive, derisa numri maksimal i skuadrave është 40, shkruan albinfo.ch.

Turneu do të organizohet më 1 dhe 2 shkurt, derisa afati i fundit për regjistrim është deri më 21 janar.

Vendi i parë do të shpërblehet me 2 mijë franga, vendi i dytë me 1 mijë franga dhe vendi i tretë me 500.

Turneu pritet të sjellë shumë spektakël në fushë, andaj mos mungoni.

https://facebook.com/events/s/fc-besa-hallenturnier-genigips/611720606323998/?ti=as

?? | Hast du deine Mannschaft schon für das traditionelle FC Besa Hallenturnier angemeldet?? Preisgelder im Wert von…

Publiée par FC Besa SG sur Samedi 11 janvier 2020