Kultura
“Besa, një çështje nderi”, edhe në Dresden
Prezantohen dymbëdhjetë portrete dhe rrëfimet e po kaq shqiptarëve të besimit mysliman, që kanë shpëtuar hebrenjtë nga shfarosja
Pas stacioneve në Nju Jork, Vjenë, Vaduz (Lihtenshtajn) dhe Frankfurt, ekspozita e fotografive “Besa-Një kod nderi” do të ndalojë edhe në Dresden, respektivisht në landin e Saksonisë, në Gjermani. Ekspozita shëtitëse do të hapet të mërkurën (nesër) më 7 nëntor në kishën Dreikönigskirche të Dresdenit.
Me këtë rast do të prezantohen dymbëdhjetë portrete dhe rrëfimet e po kaq shqiptarëve të besimit mysliman, të cilët gjatë kohës së holokaustit kanë shpëtuar hebrenjtë nga shfarosja. Autor i fotografive është fotografi amerikan Norman Gershman.
Në Shqipëri, vend me shumicë myslimane, gjatë kohës së okupacionit nazist kanë shpëtuar të gjithë hebrenjtë që janë strehuar ose kanë jetuar më parë në këtë vend dhe kjo bën një fenomen unik në botë. Ndihma vetëmohuese që u është ofruar atyre lidhet me kodin e Besës, një parim etik ende i gjallë ndër shqiptarët.
Sipas këtij kodi moral është çështje nderi që të shpëtohen dhe të mbrohen njerëzit që janë në rrezik, sidomos kur të kanë ardhur si miq në shtëpi.
Pas Dresdenit, nikoqirë të ekspozitës do të jenë edhe qytetet si Leipzig, Zittau, Rothenburg dhe Görlitz.
E-Diaspora
-
Flisni shqip në Zvicër! Përdorimi i gjuhës shqipe në Zvicër nuk duhet të shihet vetëm si një aspekt i diversitetit...
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
Jeta në Zvicër
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak Në disa sektorë, dallimet e pagave ndryshojnë jashtëzakonisht shumë në Zvicër në varësi të rajonit, sipas...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
122 politikanë, viktima të spiunazhit kinez, përfshirë zviceranët
-
Dritat veriore mbi qiellin zviceran