Lajme
Besa Tafilaj u prit nga presidenti Biden
Shqiptarja, drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve
Shqiptarja Besa Tafilaj Pinchotti është takuar dje me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, njofton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ajo së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-së (National Military Family Association).
Takimin e saj me presidentin Biden e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, teksa edhe Besa ka publikuar status në profilin e saj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
#Proud! #Krenar! Kjo është Besa, e cila dje ishte mirëpritur nga Presidenti Biden, e për të cilën, ja cfarë kisha shkruar më 22 maj 2021:
Njihuni me Besa Tafilaj Pinchotti, e cila sapo është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-së (National Military Family Association). Besa është e bija e aktivistit të mirënjohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, z. Ramiz Tafilaj dhe znj. Diana Tafilaj. Lindë e rritë në Houston të Teksasit, Besa ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën në University of North Carolina. Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane! E martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut!
NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së e themeluar me 1969, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore në Washington, DC dhe kudo nëpër Amerikë!
Zgjedhja e Besës në këtë post të rëndësishëm është mburrje e krenari për familjen e nderuar Tafilaj, por edhe për gjithë kombin tonë!
Urime e suksese për Besën!
#PoudFamilyFriend #Albanian
E-Diaspora
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri Daniel Gjoka: Cutwork – Orange, street art, graffiti, stencil art, Forum Merzhausen, nga 30 korriku deri...
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
-
Më pak bashkatdhetarë kërkuan rimbursim nga Kosova për polica të sigurimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona