Maqedonia

Besa Trans: Në autobus nuk ka pasur as benzinë, as naftë dhe as mjete piroteknike kontrabandë

Pas lajmeve të djeshme, agjencia “Besa Trans” njoftoi se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë ose mjete piroteknike.

Sipas kësaj agjencie, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse, duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur.

“Kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe një herë lusim mediat që të mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë, e njoftuar edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thonë nga kjo kompani.

Ndryshe, në aksidentin në Bullgari humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.