Sport
Besart Berisha, afër rekordit australian si shënues golash
Berisha arrin në kuotën e 86 golave të realizuar gjithsej në historinë e kampionatit australian, duke qenë vetëm pesë gola larg shndërrimit në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kontinentin e largët
https://www.youtube.com/watch?v=eAtgPqVY5L8
Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ka shënuar sërish gol në kampionatin australian. Në takimin e fundit ku Melbourne Victory u përballë në shtëpi me Perth Glorin, futbollisti kosovar barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 41-të, duke siguruar një pikë për ekipin e tij që kishte kaluar në disavantazh në minutën e 17, shkruan albinfo.ch.
Pas këtij takimi, skuadra e tij e mban vendin e tretë në klasifikim me 14 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje.
Me këtë gol, Berisha arrin në kuotën e 86 golave të realizuar gjithsej në historinë e kampionatit australian, duke qenë vetëm pesë gola larg shndërrimit në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kontinentin e largët.
Rekordi aktualisht mbahet nga Arky Thompson me 90 gola, ndërkohë që Berisha renditet në vendin e tretë, pas Scheyn Shmeltz që ka shënuar 89. Sa i përket këtij sezoni, ky ishte goli i pestë i sulmuesit kosovar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













