Lajme
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf
Elmazi përmbyll specializimin e tretë në Kardiologji në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf
Mjeku shqiptar Besmir Elmazi ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme profesionale, duke përfunduar zyrtarisht specializimin e tij të tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf, një institucion i njohur gjerman ku zhvillohen studime të avancuara profesionale dhe programe të specializimit për profesionistët shëndetësorë, transmeton albinfo.ch.
“Jam i lumtur të njoftoj sot përfundimin e specializimit tim të tretë, Kardiologji”, shkruan Elmazi.
Ai tashmë ka përfunduar me sukses specializimet në këto fusha:
• Kardiologji (Cardiology / Cardiologist)
• Mjekësi e Brendshme (Internal Medicine)
• Mjekësi Emergjente (Emergency Medicine)
Kjo listë e gjerë specializimesh e vendos atë në radhën e mjekëve me përgatitje të thelluar multidisiplinare, duke kombinuar ekspertizën në trajtimin e emergjencave akute me njohuri të avancuara në mjekësinë e brendshme dhe në patologjitë kardiovaskulare.
Përfundimi i specializimit në një institucion prestigjioz si Haus der Ärzteschaft Düsseldorf tregon përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj zhvillimit profesional dhe ofrimit të kujdesit më të avancuar mjekësor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Aksident fatal në Cuneo, vdesin dy shqiptarë dhe plagosen tre persona... -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA)
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé











