Integrimi
Besniku frikësohet nga dëbimi në Shqipëri
Besnik Hasanaj kishte raportuar se ai kishte shkaktuar një aksident trafiku në Shqipëri dhe kishte paguar rreth 4000 euro gjobë, si dhe ishte shantazhuar nga viktima
Besnik Hasanaj jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Schonau. Kur policia donte deportimin e tij, ka pasur një incident dramatik. Besnik Hasanaj dëshiron të qëndrojë në shtëpinë e tij të re, transmeton albinfo.ch mediat gjermane
Ai shkoi në Gjermani me familjen e tij për të marrë mbrojtje. Besnik Hasanj jeton në Gjermani nga prilli i vitit 2015. 41-vjeçari në Gjermani kishte gjetur qetësinë, mësimin, një kontratë qiraje për një apartament në Schonau. Ai konsiderohet i integruar, që duket se nuk ka shumë vlerë. Për shkak se policia gjermane dëshironte që ai të largohet drejt Shqipërisë.
Por përpjekja e deportimit në gusht përfundoi në mënyrë dramatike. Besnik Hasanaj kishte raportuar se ai kishte shkaktuar një aksident trafiku në Shqipëri dhe kishte paguar rreth 4000 euro gjobë, si dhe ishte shantazhuar nga viktima. Familja e tij vendosi të largohet drejt Gjermanisë. Ai ka thënë se vëllai i viktimës është një komisionar i Policisë, dhe nuk mund të mbrojë familjen e tij. Prandaj iku me familjen e tij.
Që në ditën e parë në Gjermani ai ishte kishte filluar të kërkonte punë. Familja fillimisht ishte vendosur një kohë të shkurtër në një banesë të përbashkët në Mannheim dhe pastaj erdhi në Wiesental, përcjell albinfo.ch. Nga 1 shkurt deri në fund të gushtit të vitit 2016, ai ka punuar në Atzenbach në një garazh. Pas 500 ditësh në kampin e refugjatëve në Schonau familja u vendos në një apartament privat në Schonau. Të dy fëmijët (10 dhe 14-vjeç) flasin gjermanisht.
Policia pak ditë më parë u shfaq në punën e tij për deportimin e familjes së tij. Por, gruaja e tij kishte prerë kyçin e dorës dhe ishte dërguar në një spital dhe për këtë arsye dështuar depërtimi.
Ai kishte regjistruar te autoritet lejen e imigracionit, kishte kontratë trajnimi, derisa papritur kishte parë policinë para derës. Kërkesa për azil i ishte refuzuar dhe ai do të duhej të kthehej vullnetarisht në Shqipëri.
“Unë kam nevojë edhe për shans”, ka thënë Besnik Hasanaj. Nëse ai nuk largohet vullnetarisht, pritet të dëbohet.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror Penalltitë nuk ishin rastësi, Zvicra kishte zhvilluar trajnim të veçantë para Botërorit... -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror












