Lajme
Betohet kancelari i ri austriak, Christian Stocker
Sot është betuar si kancelar i ri i Austrisë, Christian Stocker. Partia Popullore (ÖVP) e qendrës së djathtë të Stocker-it, Social Demokratët e qendrës së majtë (SPÖ) dhe liberali Neos arritën një marrëveshje javën e kaluar pasi përpjekja e tyre e parë për të formuar një koalicion, dështoi në janar.
“Gjërat e mira vijnë për ata që presin”, tha me shaka presidenti austriak Alexander Van der Bellen në ceremoninë e betimit në qeverinë e re, duke iu referuar pesë muajve të negociatave të koalicionit – më të gjatat në historinë e vendit, transmeton albinfo.at.
64 vjeçari, nuk ka shërbyer kurrë në një qeveri dhe emri i tij nuk ishte fillimisht në fletën e votimit kur austriakët shkuan në qendrat e votimit shtatorin e kaluar.
Ai mori rolin e kreut të ÖVP nga ish-kancelari Karl Nehammer, i cili dha dorëheqjen në janar kur negociatat fillestare midis tre palëve u ndërprenë. Ish-avokati ka qenë anëtar i parlamentit austriak që nga viti 2019 dhe shërbeu si sekretar i përgjithshëm i partisë nga shtatori 2022 derisa ai zëvendësoi Nehammer.
Kancelari i ri i vendit tha se ai as që priste të bëhej lider i ÖVP, kur Nehammer të jepte dorëheqjen.
“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua të marr përgjegjësinë si Kancelar i kësaj Republike. Populli i Austrisë mund të jetë i sigurt se ky vend do të jetë në krye të çdo vendimi që marr. Këtë detyrë do ta kryej me vetëdije të plotë për këtë zyrë. Për ju, për të gjithë ne, për Austrinë tonë!”, ka shkruar Stocker në rrjetin social “Facebook”.
Stocker do të kryesojë koalicionin e parë trepartiak të vendit alpin që nga fundi i viteve 1940.
Marrëveshja e koalicionit, e zbuluar javën e kaluar, përfshin futjen e masave më të rrepta për azilkërkuesit, rishikimin e ligjeve të qirasë dhe zbatimin e shkurtimeve të planifikuara të përfitimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











