Lajme
Beyer: Të veprohet ekskluzivisht në interes të qytetarëve të Kosovës
Peter Beyer, raportuesi për Kosovë në Këshill të Evropës, ka kërkuar nga liderët e vendit përgjegjësi politike dhe respektim të sundimit të ligjit.
Në një deklaratë të lëshuar për media, Beyer ka deklaruar se mbështesin Kosovën, të drejtat e njeriut e sundimin e ligjit edhe në këtë periudhë sfiduese.
“Populli i Kosovës është goditur fort nga kriza aktuale e koronavirusit, ashtu si shumë vende të tjera të botës. Simpatia ime shkon te ata që janë të prekur drejtpërdrejt nga kriza, në aspektin shëndetësor, ekonomik, si dhe në vendet e goditura më së shumti nga shpërthimi i sëmundjes. Unë mirëpres në këtë drejtim shembujt e fundit të bashkëpunimit ndërkomunitar dhe ndërkufitar dhe solidaritetin e treguar midis profesionistëve mjekësorë dhe zyrtarë, pavarësisht përçarjeve politike dhe etnike”, ka deklaruar ai.
Ai ka folur edhe për krizën politike në vend, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, derisa ka përmendur edhe pezullimin e dekretit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri më datë 29 maj.
“Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, ka thënë Beyer.
Po ashtu ka kërkuar nga politikanët në vend dhe gjyqtarët që të veprojnë në interes të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Unë kërkoj nga ata që kanë përgjegjësi politike në Kosovë, e edhe në gjyqësor, që të veprojnë ekskluzivisht në interesin e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. I besoj çdokujt në Prishtinë që udhëzohet përmes sundimit të ligjit dhe siguron proporcionalitet në raport me të gjitha masat e nevojshme për përballjen e pandemisë aktuale dhe krizës politike, gjithmonë në pajtim me sigurimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e sistemit ligjor vendor”, ka deklaruar ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë Autorja shqiptare do të prezantojë librin e saj të tretë në librarinë Orell Füssli më 23... -
Hoxha takon deputetin shqiptar në Suedi, Arbër Gashi -
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut” -
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?












