Lajme
Bezos ofron 1 miliard dollarë për mbrojtje të tokës dhe detit
Një miliard dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin, është angazhimi i miliarderit Jeff Bezos për të mbrojtur 30% të planetit deri në vitin 2030, në përpjekje për të parandaluar zhdukjen në masë të territoreve.
Projekti ”Bezos Earth Fund” nuk identifikon grupe ose nisma për të cilat janë parashikuar këto fonde.
“Ne do t’u japim përparësi zonave të rëndësishme për biodiversitetin dhe ne do të theksojmë rolin qendror të komuniteteve lokale”, theksoi Bezos për ”Washington Post”.
Përveç nismës për ambientin, Bezos ka ndërmarrë hapa edhe në hapësirë.
Bezos bëri një ofertë për ”Blue Origin” për të mbuluar kosto deri në 2 miliardë dollarë këtë vit dhe gjatë dy vjetëve të ardhshme për zhvillimin dhe prodhimin e një zbarkuesi hënor, nëse kompania autorizohet për të garuar përsëri kundër ”SpaceX” të Elon Musk.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











