Kuriozitete

Biblioteka e Kongresit pranon librin e 100-miliontë

Dolly Parton ka dhuruar librin e 100-miliontë nga biblioteka e saj personale për bibliotekën e Kongresit. 

 Ylli i muzikës country dhuroi kopjen e librit të saj “Coat of Many Colors”, e cila mban emrin e njëjtë me këngën e saj, dhe tani Biblioteka e Kongresit çdo muaj do të transmetojë direkt leximin e këtij libri edhe për bibliotekat e tjera, përcjell albinfo.ch.

E në ceremoninë e veçantë që u përgatit Parton lexoi, këndoi dhe u argëtua me fëmijë në këtë ngjarje.  Organizata bamirëse që e posedon Parton,

Biblioteka e Imagjinatës u themelua në vitin 1995 dhe shpërndan libra falas për fëmijët nga lindja e tyre deri në ditët e para të shkollës, pavarësisht të hyrave apo prejardhjes së prindërve të tyre.