Lajme
Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO
Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.
Zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarsim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se hapat nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.
“Udhëheqësit ranë dakord të zhvillojnë një bisedë të veçantë gjatë takimit në Vilnius dhe të diskutojnë imtësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, njfton Ankaraja.
Të enjten, Suedia nuk arriti ta bindte Turqinë që ta mbështesë atë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Gjatë një takimi në nivel të ministrit të jashtëm, Ankaraja i kërkoi Stokholmit më shumë veprime në luftën kundër terrorizmit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të organizojë një takim mes Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit suedez Kristersson në Vilnius të hënën.
Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO, duke braktisur politikat e kohës së Luftës së Ftohtë për mos-angazhimit ushtarak. Anëtarësimi në NATO duhet të miratohet nga të gjitha vendet e aleancës. Finlanda mori miratimin në muajin prill ndërsa Turqia dhe Hungaria ende nuk kanë hapur dritën jeshile për Suedinë.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë të tipit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke./VOA
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













