Lajme
Biden kritikon Izraelin: Pushtimi i Gazës, gabim i madh
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të ishte një gabim i madh nëse Izraeli do të ripushtonte Rripin e Gazës.
“Unë mendoj se do të ishte një gabim i madh… Elementët ekstremë të Hamasit nuk përfaqësojnë të gjithë popullin palestinez. Dhe, mendoj se do të ishte gabim që Izraeli të pushtonte Gazën përsëri”, tha Biden në një intervistë për ”CBS 60 Minutes”.
”Hyrja dhe nxjerrja e ekstremistëve është e nevojshme, megjithatë”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Biden tha se ai supozoi se Izraeli do t’u përmbahej ligjeve ekzistuese të luftës dhe do të ndiqte standardet, të tilla si lejimi i njerëzve të pafajshëm në Gaza për kujdes mjekësor, ushqim dhe ujë.
Pas sulmit në shkallë të gjerë të Hamasit më 7 tetor, Izraeli e lidhi ofrimin bazë të shërbimeve për popullatën civile në Rripin e Gazës me lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga lëvizja islamike.
Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, klasifikohet nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Izraeli si një organizatë terroriste.
Izraeli pushtoi Rripin e Gazës gjatë Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 dhe më vonë autorizoi ndërtimin e vendbanimeve.
Në vitin 2005, kryeministri i atëhershëm, Ariel Sharon, urdhëroi një tërheqje ushtarake nga Gaza dhe evakuimin e vendbanimeve.
Hamasi e ka kontrolluar Gazën që nga viti 2007.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










