Lajme
Biden mbështet plotësisht aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Suedia dhe Finlanda e kanë “mbështetjen e plotë, totale dhe komplete” të SHBA-së në vendimin e tyre historik për të aplikuar për anëtarësim në NATO, përcjell albinfo.ch.
Të dy vendet paraqitën aplikimet e tyre këtë javë për të qenë pjesë e aleancës së mbrojtjes, një ndryshim drastik në gjeopolitikën evropiane.
Lëvizja e dy vendeve nordike është kundërshtuar nga aleati i NATO-s, Turqia.
Rusia e sheh NATO-n si një kërcënim dhe ka paralajmëruar për “pasojat” e zgjerimit.
Për t’u bashkuar me aleancën, të dy kombet kanë nevojë për mbështetjen e të 30 vendeve anëtare të NATO-s.
Duke folur së bashku me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson dhe me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Biden i quajti aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n “një moment vendimtar në sigurinë evropiane”.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












