Lajme
Biden: Të vaksinuarit të mos mbajnë maskë
Në një deklaratë të fundit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se të vaksinuarit plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk kanë nevojë të vendosin maskë, përcjell albinfo.ch.
Biden dha një deklaratë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë menjëherë pasi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së publikoi një udhëzues të ri lidhur me rregullat e COVID-19.
“Sot është një ditë e shkëlqyer në luftën tonë kundër koronavirusit në SHBA”, tha Biden i cili shtoi se “Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se tashmë vendosja e maskës nuk është e detyrueshme për personat që janë vaksinuar plotësisht”.
Pasi nënvizoi se pas këtij vendimi qëndron suksesi i tyre në vaksinim, Biden tha se “në 114 ditë kemi aplikuar 250 milionë doza të vaksinës. Në 49 nga 50 shtete rastet kanë rënë”.
Ai tha se shtrimet në spitale janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Biden theksoi se është për t’u përgëzuar durimi dhe sakrifica që populli amerikan ka treguar në vitin e fundit.
“Si vaksinim e keni përmbushur detyrën tuaj patriotike. Tani rregulli është shumë i thjeshtë, vaksinohuni ose vendoseni maskën deri kur të vaksinoheni”, tha Biden.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri













