Kosova
Bidenit i kërkohet ta njohë gjenocidin e Serbisë në Kosovë
Tashmë zyrtarisht, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, masakra e Perandorisë Osmane mbi popullin armen gjatë Luftës së Parë Botërore, njihet si gjenocid.
Por një vendim të tillë, Presidentit Joe Biden po i kërkohet ta marrë edhe ndaj një krimi tjetër, të kryer shumë më vonë nga serbët.
“Njësoj siç është bërë njohja e gjenocidit ndaj armenëve, të bëhet edhe njohja e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë të ndodhur para dy dekadash”, thotë Adnan Asllani, zëvendëskryetar në Qendrën “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Asllani konsideron se Biden është presidenti i duhur për ta njohur gjenocidin e kryer mbi shqiptarët, për shkak të lidhjes së tij me Kosovën.
Madje edhe koha është e përshtatshme.
“Dëshmitarët e kësaj ngjarje janë akoma gjallë. Edhe ata që e kanë ndalur këtë gjenocid, pra protagonistët e shteteve demokratike që kanë intervenuar”, shton ai.
Ky konsideron që fokusi mbi këtë temë të intensifikohet nga politikanët në Prishtinë.
“Këtë gjë çdoherë ta hedhin në tavolinë, qoftë të bisedimeve, qoftë të takimeve me ndërkombëtarët”, deklaron Asllani.
Padinë për gjenocid e ka përmendur disa herë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por që një gjë e tillë ende nuk është përpiluar.
Për më tepër, qeveria kosovare më 2018 e kishte shuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











