Shqipëria
Bie për 12 përqind nataliteti në Shqipëri
Popullsia e Shqipërisë po bie me ritme të shpejta për shkak të rënies së lartë të lindjeve. Për 6 mujorin e parë të vitit numri ra me 12.7% ose 1500 më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të gjitha qarqet raportojnë rënie të numrit të bebeve të lindura, ndërsa përsa i përket vdekjeve ky tregues është përmirësuar ndjeshëm me kalimin e pandemisë.
Pavarësisht se shtesa natyrore është pozitive ku lindjet qëndrojnë mbi vdekjet, popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet në mënyrë të shpejtë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë është 12.7% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më pare, ose thënë ndryshe rreth 1500 lindje më pak deri në qershor.
Të kategorizuara sipas qarqeve, në 3 mujorin e dytë të vitit rezulton se vetëm një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa 11 qarqe të tjera shënojnë ulje. Pavarësisht se Tirana mban numrin më të lartë të lindjeve, ajo rezulton me shifra rënëse. Nga 2.059 lindje në T-2 2022 në 1.846 lindje në T2-2023. Ndërsa Gjirokastra regjistron numrit më të ulët të lindjeve me 84 lindje.
Me kalimin e valës së madhe të pandemisë të gjitha qarqet raportojnë rënie të numrit të vdekjeve. Uljen më të madhe e zë qarku i Durrësit me prej 17,6 % rënie. Kukësi është qarku me numrin më të ulët të vdekjeve me 97 vdekje, ndërsa Tirana me numrin më të lartë me 1.147 vdekje.
Më shumë lindje, sesa vdekje në tremujorin e dytë 2023 janë regjistruar në 5 qarqe të vendit, ndërsa në 7 të tjerat, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje/A2
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme











