Kosova
BIK njofton: Falja e Fitër Bajramit nuk do të bëhet në asnjë xhami, s’ka vizita familjare
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar që ka marrë vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër-Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike të dielën.
Sipas vendimit, nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë mesazhit të tij në xhumanë e fundit të muajit Ramazan, theksoi se muaj na privoi të gjithëve nga xhamitë tona për shkak të situatës pandemike, por që qëllimi i vetëm ishte ruajtja e shëndetit publik, derisa adhurimet ndaj Krijuesit secili ka mundur t’i kryejë në shtëpitë e tyre.
“Myftiu foli po ashtu për debatet e zhvilluara rreth çështjes së hapjes së xhamive, duke ritheksuar se Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, po ashtu edhe me njohës të së drejtës së sheriatit.
Nga këto kontakte e takime u vlerësua se rreziku ekziston, andaj duhet të presim edhe një kohë për rihapjen e tyre, në mënyrë që të mos rrezikohen jetërat e shumë njerëzve”, thuhet në njoftim.
Myftiu Tërnava tha se me dispozitat e fesë Islame, jemi të obliguar që të respektojmë institucionet përgjegjëse, të respektojmë ekspertët dhe të ruajmë vetën e njëri-tjetrin.
“Në këto kushte, tha myftiu, besimtarët janë të obliguar ta presin festën e Fiter Bajramit në shtëpitë e tyre bashkë me familjen, pa i lënë anash lutjet, ibadetet dhe festën duke respektuar masat e profesionalistëve”, thuhet më tej në njoftim.
Ai në fund uroj që Zoti t’i ketë pranuar ibadetet e lutjet në muajin Ramazan, ta ruajë shëndetin, jetën dhe vendin tonë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












