Lajme
BIK-u këshillon imamët të shkurtojnë ligjëratat e xhumasë shkaku koronavirusit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka kërkuar nga imamët që ligjërata gjatë xhumasë të zgjatë maksimumi 10 minuta dhe t’u kushtohet vetëm masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Në një njoftim të postuar në Facebook, BIK-u ka thënë se mbështet masat e marra nga Qeveria e Kosovës të mërkurën mbrëma, për parandalim të përhapjes së virusit që në gjithë botën ka shkaktuar vdekjen e mbi 4.300 personave, ndërkohë që janë të infektuar mbi 120 mijë.
“Mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga koronavirusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi. Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit












