Kosova
BIK-u uron Muajin e Ramazanit, kërkohet që Kosova të bëhet vend i punës dhe dinjitetit
Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, ka uruar Muajin e Ramazanit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me anë të një komunikate myftiu u uron të gjithë besimtarëve myslimanë në botë muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij”, thuhet në urimin e BIK-ut.
Gjithashtu Myftiu Ternava tha edhe se Kosova duhet të bëhet një vend ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet.
“Po ashtu, në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit ftoj të gjithë faktorët tanë institucionalë që të ruajnë unitetin veprues në dobi të atdheut e qytetarëve tanë. Ftoj që të bëhet më shumë që shteti ynë të jetë vend ku mund të jetohet e punohet me dinjitet. E kemi për obligim që brezit të ri t’i sigurojmë perspektivë në vendin tonë e jo t’i bëjmë ata që të ikin nga vendi ynë në mungesë të perspektivës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Bashkësia Islame e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












