Integrimi
Biletat i kanë nga Cyrihu, duhet të fluturojnë nga Gjeneva!
Në sportel i kanë thënë se fluturimi i paralajmëruar në ora 14: 20 Zürich-Prishtinë nuk do të realizohet dhe se ata që kanë pasur të udhëtojnë, duhet ta bëjnë këtë nga Gjeneva, në ora 21
Të premten, Xhyltene dhe Nebehate Haxhimusa me fëmijë (1 vjeç, 3 vjeç) kishin mbetur në Aeroportin e Cyrihut të Zvicrës pa udhëtuar për Prishtinë. Ato kishin rezervuar biletën në kompaninë “BelleAir” ndërsa fluturimi ishte anuluar. Përgjegjësit e “BelleAir” nuk kishin lajmëruar paraprakisht për anulimin e fluturimit. Albinfo.ch ka kontaktuar me Visarin, bashkëshortin e Nebehates, i cili po asht po udhëtonte me veturë për Kosovë.
Ai është shprehur i zhgënjyer me një veprim të tillë të agjencisë në fjalë. Rrugës për në Kosovë ai nëpërmjet telefonit ka thënë se familja e tij është dërguar me tren për Gjenevë me shpresë se do të realizohet fluturimi për Prishtinë.
„Në shekullin 21 të ndodhin këso gjëra është absurde. Familja ime është maltretuar pa nevojë. Agjencitë duhet paraprakisht të lajmërojnë për anulimin e fluturimit. Gruaja me fëmijë është maltretuar gjithë ditën nëpër aeroporte. I kanë thënë se do të udhëtojë prej Gjeneve nga ora 21. E edhe kjo nuk është e sigurt“, tha Visar Haxhimusa.
Kështu u ka ndodhur edhe të tjerëve.
Edhe 55-vjeçari, Jahë Kadrijaj nga Cyrihu, me prejardhje nga Deçani ka mbetur sot në Aeroportin e Cyrihut. Në sportelet e “Bell Air” i kanë thënë se fluturimi i paralajmëruar në ora 14: 20 Zürich-Prishtinë nuk do të realizohet dhe kanë shtuar se ata që kanë pasur të udhëtojnë, duhet ta bëjnë këtë nga Gjeneva, në ora 21.
Nuk i ka paralajmëruar askush edhe pse me rregulla parashihet që 24 orë para fluturimit duhet të paralajmërohet udhëtari.
Kadrijaj paralajmëron padi për maltretimin e shkaktuar. Askush nuk tha se do të kompensohet kjo kohë e humbur dhe rruga deri në Gjenevë.
Albinfo.ch ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe palën tjetër, kompaninë “BelleAir”. Një person që punonte në sportelin me këtë emër, e që nuk deshi të identifikohej, tha se nuk bart përgjegjësi për asgjë pasi që ai shet bileta aty për agjenci të ndryshme.
Albinfo.ch ka bërë përpjekje të kontaktojë kompaninë BelleAir, gjegjësisht numrin e telefonit të saj në Cyrih që figuron në internet por në vazhdimësi lidhja ka qene e nxënë
Kjo duket nuk është hera e parë që “BelleAir” i lë në baltë udhëtarët. Ngjashëm ka ndodhur ditë më parë, kur në Aeroportin e Prishtinës kishin mbetur disa persona pa udhëtuar në Zvicër ndonëse i posedonin biletat. Lidhur me këtë rast kishte raportua gazeta elektronike Gazetaexpress.com.
“Kam blerë biletën në BelleAir për të udhëtuar të dielën, ndërsa kur shkuam në aeroport, fluturimi nuk ekzistonte fare”, tregon kosovari Petrit Osmani. Ai ishte detyruar të paguaj edhe shumë para tjera për të udhëtuar nga një qytet dhe aeroport tjetër i Zvicrës për në Kosovë, shkruan veç tjerash gazetaexpress.com.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












