Lajme
Bill Clinton shtrohet në spital
Mediat amerikane bëjnë të ditur se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u shtrua në spital, me një infeksion që nuk lidhet me sëmundjen COVID-19, njoftoi zëdhënësi i tij, Angel Urena, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, ai tha se Clinton u pranua në një spital të Kalifornisë, por nuk dha më shumë detaje.
Clinton, 75 vjeç, është në “gjendje të mirë shpirtërore” dhe “shumë mirënjohës ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit”, tha zëdhënësi.
Edhe pse nuk është e qartë se çfarë çoi në shtrimin e tij në spital, Clinton ka histori të sëmundjeve të zemrës.
Një deklaratë nga mjekët e tij tha se ai ka marrë antibiotikë dhe lëngje.
“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po u përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët, për të shtuar se Clinton do të mbetet në spital për “monitorim të vazhdueshëm”.
Në vitin 2004, Clinton iu nënshtrua një operacioni katërfish të bajpasit dhe dhjetë vjet më vonë iu hap një arterie e bllokuar pasi u ankua për dhimbje gjoksi. Jo shumë kohë pas operacionit të dytë, ish -presidenti, i cili ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqimet yndyrore, u bë vegan.
Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1993 deri më 2001.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












