Lajme
Bill Gates nis investime në bujqësi

Bill Gates, që nga themelimi i Microsoft në vitin 1975, ka rritur paralelisht famën dhe pasurinë e tij.
Sot, filantropisti i njohur ka një objektiv të ri: tokën bujqësore. Kjo tregohet nga afro 250 000 hektarë tokë që ai ka blerë në 18 shtete të ndryshme të SHBA-së. Me këtë sasi, Bill Gates është tashmë pronari më i madh i tokës në Shtetet e Bashkuara, raporton cnn përcjell albinfo.ch.
“Grupi im i investimeve vendosi ta bëjë këtë gjë, por nuk është e lidhur me motin”, tha Bill Gates, i cili që nga viti 2013 ka zgjedhur bujqësinë për shkak të rritjes së vazhdueshme të vlerës në treg. Ndërmjet viteve 1940 dhe 2015 çmimi i tokës bujqësore është rritur 6 herë dhe prirja rritëse ka të ngjarë të vazhdojë në vitet e ardhshme.
Megjithatë, zotërimi i kaq shumë toke nuk ka ndryshuar praktikat e Bill Gates, i cili është qiradhënës tek fermerët profesionistë, të cilët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre si më parë.
E-Diaspora
-
Treni në Salzburg godet një kosovar, lëndohet rëndë Një kosovar u godit nga një tren në Salzburg, përkatësisht në Altenmarkt im Pongau. Rasti ka...
-
Itali: Plaçkitja e 30 eurove, shqiptarit i kushtoi me burgim
-
“Drita” në Kreuzlingen organizon mbrëmje muzikore
-
SHKA “Ilirët” dhe “Teuta” në Lozanë, koncert për Pavarësinë e Kosovës
-
Policia austriake arreston kosovarin ditën e martesës
Jeta në Zvicër
-
Rezervimi i një hoteli në Booking.com kushton më shumë se sa rezervimi drejtpërdrejt Kur bëni një rezervim në internet përmes një platforme rezervimi, ndoshta dëshironi të kurseni sa më...
-
Trendi në rritje i papunësisë në Zvicër
-
Zvicër: Pritet rënie e inflacionit këtë vit
-
Sa persona janë të papunë në Zvicër
-
Zvicër: Burrat janë përgjegjës për të ardhurat kryesore të familjes