Shqipëria
Bimët mjekësore të Shqipërisë të kërkuara në tregjet evropiane
Në Shqipëri kultivohen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, që janë një vlerë e shtuar në eksportet bujqësore shqiptare.
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ky sektor në vendin tonë numëron mbi 60 sipërmarrje, ndër të cilat 25 janë eksportueset kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në botë.
Të paktën 95% e gjithë prodhimit orientohet drejt eksportit, ndërsa në vitin 2020 këto eksporte llogariteshin në vlerën 44 milionë euro.
MBZHR bëri të ditur se, 32 % e eksporteve të këtij grupi orientohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po kaq edhe drejt Gjermanisë, në Turqi rreth 10 % dhe po kaq edhe në Francë, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch. Shumica e prodhimit bëhet nga mbledhja e gjerë nga individë të pavarur çka përbën 80 %, kurse pjesa tjetër është e kultivuar.
Ky sektor punëson mbi 90,000 punonjës, 10 % e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarë. Sipërmarrjet e këtij sektori po rrisin investimet edhe për përpunimin e bimëve mjekësore, duke shtuar vlerën e eksporteve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












