Kosova
Bislimi: Ka ardhur koha që Lugina e Preshevës të marrë vëmendje
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan sot Luginën e Preshevës, ku u takuan me liderët politikë të Preshevës dhe Bujanocit.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan sot Luginën e Preshevës, ku u takuan me liderët politikë të Preshevës dhe Bujanocit.
Bislimi ka shkruar në Facebook se gjatë kësaj vizite kanë shpërndarë edhe tekste mësimore shkollore në gjuhën shqipe.
“Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht” shkroi Bislimi, raporton Albinfo.ch.
Ai e cilësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.
“Së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, takuam liderë politik të Preshevës dhe Bujanocit dhe shpërndamë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë.4010 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë”, ka shkruar ai.
“Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë”, ka thënë mes tjerash Bislimi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate














