Lajme
Bitcoin arrin shifra rekord, të papara deri më tani
Kriptomonedha Bitcoin po këmbehet 72 mijë dollarë këtë fillim jave. Kjo është vlera më e lartë historike për këtë monedhë digjitale, e cila zë 52% të tregut të kriptove.
Çmimi i monedhës virtuale Bitcoin arriti një nivel të ri historik 72 mijë dollarë këtë fillim javë, pasi u rrit mbi 3.5% në 24 orët e fundit dhe afro 11% në 7 ditët e fundit.
Kriptomonedha e parë në botë ka arritur këtë nivel rekord, pas atij të muajit nëntor 2021, kur në datën 10 u këmbye për 69 mijë dollarë.
Kriptovaluta është rritur nga një vërshim i parave në fondet e reja të tregtuara në shkëmbim Bitcoin, si dhe nga shpresat që Rezerva Federale së shpejti do të ulë normat e interesit, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, edhe Ethereum, konkurrenti në radhë i Bitcoinit, ka parë gjithashtu një rritje të vlerës, me rreth 15% brenda një jave. Kjo kriptomonedhë këmbëhet 4000 dollarë dhe brenda këtij viti ka pësuar rritje domethënëse në bursë me mbi 50%.
Sipas CoinMarketCap, tregu i kriptomonedhave ka arritur vlerën e 2.71 trilionë dollarëve, aty ky Bitcoin zë 52.4% të vëllimit të përgjithshëm.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













