Kosova

Bizneset kundërshtojnë pagën minimale të propozuar nga BSPK-ja

Bashkimi i Sindikatave të Kosovës ka propozuar që nga 2018-a paga minimale nga 170 të bëhet në 250 euro.

Këtë kërkesë, kjo sindikatë e bazon në rritjen e çmimit të shportës familjare, e cila nuk mund të mbulohet assesi me pagë minimale prej 170 eurove.

Ndërsa qeverisë brenda këtij muaji do t’i kërkohet që përveç ndryshimit të dispozitës së ligjit të punës, e cila përcakton pagën minimale dhe e kategorizon atë në bazë të moshës, ta ndryshojë edhe shumën.

Përfaqësuesit e punëdhënësve në Këshillin Ekonomiko-Social, thonë se do ta mbështesin ndryshimin e kategorizimit të pagës minimale, raporton ‘KTV’. Por, rritjen e propozuar të pagës minimale nga BSPK-ja po e konsiderojnë shumë të lartë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve janë kundër rritjes së pagës minimale. Qeveria ende nuk dihet a do ta miratojë rritjen e pagës minimale nga 170 në 250.