Zhvillim
Biznesmenët e diasporës u premtojnë 10 mijë kosovarëve punësim në Gjermani
Nën organizimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, të shtunën në Këln të Gjermanisë u mbajt konferenca me anëtarë të këtij unioni dhe Unionit të Bizneseve shqiptare në Diasporë nga vendet e ndryshme të botës.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, zv. ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë edhe Sipërmarrjes e Republikës së Shqipërisë, Brulinda Paskali, kryetari i Këlnit, Ralf Heinen, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala dhe personalitete të tjera nga bota e biznesit nga Kosova dhe diaspora.
Në këtë takim dy ministrat kosovarë kanë njoftuar bizneset gjermane për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja.
Gjatë prezantimit të tij para të pranishmëve ministri i Diasporës, Valon Murati, ka potencuar se rrjetëzimi i diasporës, e posaçërisht rrjetëzimi i bizneseve shqiptare të diasporës, është një prej projekteve më të rëndësishme të realizuara nga Ministria e Diasporës.
Ministri Murati gjithashtu theksoi se Unioni Global i Bizneseve Shqiptare të Diasporës është një nga partnerët më të rëndësishëm të Qeverisë së vendit.
Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, foli për rëndësinë e këtij takimi si një rast i mirë për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të parë idetë dhe propozimet nga bizneset tona në diasporë.Ai theksoi prioritetin e Qeverisë për të bashkëpunuar me sektorin privat dhe përmendi reformat strukturale që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës në favor të sektorit privat.
Ligji për investime strategjike dhe Fondi inovativ janë dy prej ndërmarrëseve kryesore të Qeverisë së Kosovës për të krijuar një klimë më të mirë të investimeve në Kosovë, theksoi ministri Stavileci.
Ndërkohë kryetari i qytetit të Këlnit, Ralf Heinen, ka thënë se pret nga ky union që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të bizneseve kosovare me ato gjermane.
Ralf Heinen tha se ky union është duke u munduar të përmirësojë imazhin e Kosovës.
Ndërsa kryetari i Unionit, Ejup Berisha, ka thënë se qëllimi kryesor i këtij unioni do të jetë bashkëpunimi i bizneseve kosovare në Gjermani.
“Qëllimi ynë është që të punësojmë njerëz nga Kosova, 10 mijë njerëz t’i sjellim nga Kosova, pra secila firmë kosovare këtu të punësojë punëtorë sezonalë nga Kosova”, ka thënë Berisha.
Personat e punësuar, sipas tij, do të kalojnë përmes një konkursi.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran Lufta në Lindjen e Mesme do të çojë në një “rënie të moderuar” të qëndrimeve në... -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen -
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë












